Një aksident me pasojë plagosjen e dy grave ka ndodhur një ditë më parë në Durrës, në aksin rrugor Ura e Dajlanit – Plepa.

Shtetasja S.D., vjeçe 38, banuese në Rrogozhinë, ka qenë duke drejtuar “Benz”-in e saj, e pajisur me leje drejtimi, kur ka aksidentuar shtetaset S.M., dhe Xh.M., 62 e 24 vjeçe, banuese në Mat.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se dy të lënduarat ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa ndaj drejtueses së makinës, u u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, referuar nenit 290 të Kodit Penal.