Një grua që po ngiste një makinë tip “Volkswagen” në Durrës, ka aksidentuar një person të moshës 55 vjeç.

Aksidenti ëhtë shënuar në lagjen nr.15 ditën e shtunë, kur shtetasja A.M., 39 vjeçe, banuese në Durrës ka aksidentuar shtetasin Y.K, 55 vjeç, banues po në Durrës.

I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa ndaj drejtueses së mjetit u referuan materialet në Prokurorinë, neni 290 i Kodit Penal.