Një dhomë çerdheje është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm si pasojë e rrjedhjes së gazit. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:57, në rrugën “Ali Demi" në Tiranë dhe sipas policisë, dhoma shërbente si magazinë.

Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar pasi zjarri është fikur dhe ka patur vetëm dëme të vogla materiale.

Paraprakisht zjarri dyshohet të ketë rënë si pasojë e rrjedhjes së gazit nga një bombël gatimi, sqaron policia.