Gazetari Lorenc Vangjeli të hënën ka deklaruar se histori të ngjashme me atë që ndodhi në qytetin e Shkodrës mund të përsëriten në disa zona të tjera në Shqipëri.

Në studion e emisionit Opinion, Vangjeli tha se kjo mund të ndodhë për shkak edhe të veçorive të caktuara.

“Mund të ndodhë për shkak të drogës në Fier dhe në Vlorë, por mund të ndodhë në Shkodër jo vetëm për shkak të drogës por edhe të gjobvënies dhe tregtisë së kanabisit. Mund të ndodhë në Lezhë, ku ka sërish përplasje shumë të forta dhe të nëndheshme mes bandave. Mund të jetë sërish historia e drogës në Lushnje dhe në Fier. Si dhe Durrësi dhe Vlora që kanë porte, ku hyn dhe del droga. Si dhe Elbasani si një qendër transitive”, tha ai.

Vangjeli tha se kjo është harta e krimit në Shqipëri, që dëshmon se çfarë mund të ndodhë të nesërmen.