Dy persona kanë mbetur të plagosur nga një shpërthim i dyshuar me tritol në një dyqan s ervisi për celularët në “Rrugën e Elbasanit” në Tiranë. 

Policia ka thënë paraprakisht se shpërthimi nuk ka qenë me tritol, ndërsa pritet një informacion më i detajuar.

Njëri prej të plagosurve është Gentian Hoxha 25 vjeç, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë.

Ai është punonjës në dyqanin e celularëve ku ndodhi shpërthimi. Ndërkohë, personi i dytë mbeti i plagosur lehtë.

Në vendngjarje shkuan forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarje.