Një shqiptar është gjetur i vdekur në banesën e tij në Romë.

Il Messaggero” raporton se shqiptari i moshës 33 vjeç, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, dyshohet se mund të jetë vrarë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në rrugën “Tota”, Valmontone.

Fqinjët kanë thënë se e shihnin shumë pak. Ai ishte me profesion transportues dhe shpesh ishte në udhëtim.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rastit.