Një 36-vjeçar shqiptar, identieti i të cilit nuk bëhet me dije, u arrestua me 112 kg kanabis në Greqi.

Operacioni për arrestimin e shqiptarit u zhvillua në Metamorfosi, 46 km nga Kakavija.

Lënda narkotike, e ambalazhuar në 46 paketa, ishte fshehur në pjesë të ndryshme të makinës.

Nga verifikimi i personit rezultoi se ndaj tij kishte urdher arresti të leshuar më heret, për çështje që lidhen me narkotiket.