Policia italiane ka arrestuar një shqiptar pasi iu gjetën sasi e konsiderueshme e drogërave të forta.

Autoritetet kishin marrë informacion për veprimtarinë kriminale të 34-vjeçarit, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije. Teksa po udhëtonte më makinë, ai u ndalua në San Salvo dhe iu nënshtrua një kontrolli.

Shqiptarit iu gjet gjithashtu një shumë prej 7500 Eurosh. Më pas autoritetet italiane shkuan për kontroll në banesën e tij, ku gjetën 3 kilogramë heroinë dhe 1 kilogramë kokainë.

Nga hetimet paraprake, lënda narkotike ishte destinuar për t’u shitur në tregun vendas me pakicë.