Një 50-vjeçar shqiptar në Itali është arrestuar pasi ka kërcënuar me vdekje mësuesen e djalit të tij, e cila I ka vendosur adoleshentit notë jo kaluese.

Adoleshenti ndjek Institutin Profesional në qytetin e Milanos, raporton Il Messaggero.

Pasi ka marrë vesh se djali I tij 16-vjeçar kishte mbetur në klasë, shqiptari ka marrë menjëherë në telefon mësuesen duke e kërcënuar se do e vrasë.

Pas kësaj, mësuesja italiane ka denoncuar rastin në polici. Karabinieret italiane kanë trokitur në derën e shqiptarit për ta thirrur në polici.

Tani 50-vjeçari ndodhet në ambientet e paraburgimit, pasi akuzohet për kanosje.