Arrestohet një shtetas shqiptar në afërsi të Kosturit të Greqisë, nën akuzën e trafikut të drogës.

Shqiptarit iu gjet në makinë një sasi prej 54,4 kg kanabis. 

Në përpjekje për t'i shpëtuar patrullës së policisë, 47-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, përplasi mjetin e tij me dy makina të policisë. Pas verifikimeve rezultoi se në maj 2017 ai kishte dalë me leje nga burgu i Patras dhe nuk ishte kthyer më.

Mësohet se bashkë me të ka qenë edhe një shqiptar tjetër, i moshës 43 vjeç, i cili ka mundur të largohet dhe tashmë është shpallur në kërkim.