Met Kanani ose i njohur ndryshe si “Met shqiptari” është baroni i drogës i cili u kap gjatë një operacioni të madh antidroge në Turqi ku u sekuestruan 1.1 ton kanabis.

Në operacionin e përbashkët mes policisë turke dhe asaj shqiptare ku ranë në pranga 11 persona në Bodrum, 5 shqiptarë dhe 6 turq.

Kanani kishte dy linja të furnizimit të Evropës me kanabis, një lloj hashashi më të sofistikuar, i quajtur “skunk”. Përvecse ndiqte rrugën detare nga Shqipëria për të futur drogën në Turqi, përdorte edhe linjën tjetër nga Afganistani dhe Irani për të sjellë heroinë në vendet evropiane

Siç shkuan “Superhaber”, shqiptari është kapur sot gjatë një operacioni të anti-drogës së Stambollit, teksa mbikëqyrte ardhjen e ngarkesës përmes detit në brigjet pranë Bodrumit, bashkë me 10 persona të tjerë.

Media turke “Hurryiet” shkruan se pas hetimit 6 muaj policia arriti në përfundimin se droga mbërrinte në Turqi nga Shqipëria nëpërmjet Met Kananit.

Sipas informacioneve të policisë turke, kjo sasi e madhe droge do të transportohej në kryeqytet, Stamboll, e nga ku më pas do të shitej.