Aksidenti tragjik që i mori jetën një 50-vjeçari në mesditë, është zbradhur vetëm falë kamerave të sigurisë së një subjekti i cili ishte fare pranë aksidentit.

Policia bëri me dije se motori me targë CAF 533, është përplasur me trafikndarësin dhe drejtuesi Tosi Jaupllari 50 vjeç, lindur në Skrapar e banues në Durrës, ka gjetur vdekjen.

Në vendgjarje ndodhej edhe një prej prokurorëve të rrethit, i cili tërhoqi pamjet e sigurisë së një kamere që shikonte pikërisht në rrugë, aty ku ndodhi aksidenti.

Dyshimet qëndronin në faktin se një automjet tjetër mund ta kishte qëlluar motorin nga pas dhe të ishte larguar, por pamjet e analizuara kanë vërejtur faktin se fillimisht motori ishte përplasur në trafikndarëse e si pasojë e shpejtësisë drejtuesi i saj kishte fluturuar mbi 15 metra në drejtim të rrugës, duke rënë pa ndjenja në tokë.

Pavarësisht se ishte me kaskë mbrojtëse, specialistët e qarkullimit rrugor në vendin e ngjarjes bënë me dije se, shpejtësia e madhe nuk i ka lënë asnjë mundësi shpëtimi 50-vjeçarit.

K.H.