Dy shqiptarë dhe një italian janë arrestuar nga policia italiane për transport dhe posedim të lëndëve narkotike.

Viktor Dalipaj 42 vjeç, Arsen Hoxha 36 vjeç dhe italiani Giuseppe Russo 40 vjeç (ne foton poshte) janë arrestuar pasditen e 9 dhjetorit  pas kontrollit në dy makinat “Mercedez Class A”  dhe një  BMW blu që po lëviznin, raportojnë mediet italiane.

Dy shqiptarët dhe italiani ishin kthyer nga Siçilia me një ngarkesë të konsiderueshme lënde narkotike.

Mediat italiane shkruajnë se hetuesit së bashku me policët e antidrogës kanë ndaluar në Catania  shtetasin italian, i cili pritej të takohej me dy shpërndarësit shqiptarë të cilët lëviznin me makinën BMW.

Në makinën e shtetasit italian Russo u gjetën 10 paketime të ambalazhuara, të cilat përmbanin 45 kg marijuanë e cila mendohet se do t'u jepej shqiptarëve për ta trafikuar.