Dy raste dhune në familje janë regjistruar në Shijak në 24 orët e fundit.

Në komisariatin e policisë janë paraqitur një burrë dhe një grua që kanë denoncuar dhunën e ushtruar nga bashkëshortët respektivë.

Pasi kanë regjistruar denoncimin e të dhunuarve, efektivët e komisariatit të Shijakut kanë plotësuar kërkesë padinë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për burrin dhe gruan e dhunuar.

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.03.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin Z.N, pasi bashkëshortja L.B, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669 datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 21.03.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen S.GJ, vjeç 43, pasi bashkëshorti A.GJ vjeç 47, ka ushtruar dhunë fizike psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669 datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.