Policia Rrugore vazhdon me kontrollet gjatë fundjavës, ndaj shoferëve që drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit. Në një njoftim policia bënë me dije se janë ndaluar disa shoferë që drejtonin në gjendje të dehur, por edhe ata që luajnë me shpejtësinë.

Në rrjetin social Facebook, policia ka dhënë disa mesazhe të qarta për drejtuesit e mjeteve, ndërkohë që i paralajmëron ata që mos të pinë alkool kur i japin makinës.

"Vijojne kontrollet me Radar ne rrugen interurbane Tirane-Durres.

Fundjave per tu argetuar, por ju per te abuzuar me rregullat e qarkullimit rrugor duke rrezikuar jeten dhe njekohesisht edhe rrezik per perdoruesit e rruges.

160 km/h. 164 km/h.

Policia Rrugore e Tiranes e angazhuar per te parandaluar aksidentet rrugore me qellim rritjen e parametrave te Sigurise Rrugore", thuhet në një nga njoftimet e policisë.

Ndërkohë në njoftimin tjetër thuhet:

"Vijojmë me Policinë Rrugore të Tiranës me Drager për të evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Drejtues mjetesh duke drejtuar mjetet ne gjendje te dehur e te tjere nen efektin e alkoolit, ku fotot e dragerave skane nevojë per koment.

Alkooli në timon vret jetën, përdor mjetet e transportit publik në rast se ke konsumuar alkool dhe je drejtues mjeti, mos drejto mjetin ne gjendje te dehur".