Shpejtësia tej normave të lejuara, mungesa e patentës dhe alkooli ka çuar në pranga disa shoferë në Fier. Policia bën me dije se ka arrestuar katër persona, të cilët janë kapur duke drejtuar makinën në gjendje të dehur, janë vendosur 37 masa administrative për drejtim mjeti tej normave të shpejtësisë, si dhe janë hequr 8 leje drejtimi.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

1.Florjan S., 32 vjeç, banues në Fier, pasi: Në lagjen lagjen "16 Prilli", Fier, u kap duke drejtuar mjetin tip "Benz" në gjendje të dehur.

2.Ilir Sh., 34 vjeç, banues në Fier, pasi: Në vendin e quajtur “TV Kombi”, u kap duke drejtuar mjetin ti "Benz" në gjendje të dehur.

3.Ismet K., 56 vjeç, banues në Fier, pasi: Në lagjen "15 Tetori", Fier, u kap duke drejtuar mjetin tip "Kama" në gjendje të dehur.

4.Medin Q., 57 vjeç, banues në Fier, pasi: Në lagjen "15 Tetori", Fier, u kap duke drejtuar mjetin tip "Ford" në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur" parashikuar nga Neni 291i Kodit Penal. Policia Rrugore Fier do vijojë kontrollet e pandërprera me qëllimin e vetëm: sigurinë e jetës.