Rreth orës 22:00 është raportuar se në fshatin Drisht, Shkodër janë dëgjuar të shtëna me armë. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë.

Pasi ka mbërritur në vendngjarje në Drisht policia ka mësuar se të shtënat kanë të bëjnë me një konflikt familjar. Dy kushërinj të parë kanë debatuar me njëri tjetrin.

Njëri prej tyre ka marrë çiften në banesën e tij dhe ka qëlluar në ajër duke alarmuar banorët dhe policinë. Efektivët kane sekuestruar armën çifte gjahu dhe kanë shoqëruar dy kushërinjtë për të dhënë sqarime të mëtejshme.

Në vendngjarje kanë qenë dhjetra forca policie dhe grupi i FNSH-së.