Një punonjës i policisë është arrestuar, pasi gjatë kontrollit fizik rezultoi se kishte lëndë narkotike.

Bëhet me dije se shtetasi Adrian Nazmi Haxhia, 48 vjeç punonjësi i policisë së IEVP Fier akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuar nga Neni 283 të Kodit Penal, të ndryshuar.

Ndalimi i tij u bë pasi gjatë ndërrimit të trupës policore, në kontrollin e ushtruar për sende të ndaluara nga punonjësit e policisë së IEVP Fier, këtij punonjësi policie i është gjetur lëndë e dyshuar narkotike (cannabis sativa).

Shtetasi i arrestuar ka konsumuar elementë të veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuar nga Neni 283 të Kodit Penal.

Materialet proceduriale i kaluan për ndjekje Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.