Policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy persona si dhe ka shpallur në kërkim një të tretë.

Të arrestuarit janë Aldo Ukaj, 32 vjeç, banues në lagjen Manush Alimani, Shkodër Alfonc Capi , 28 vjeç, banues në Vaqarr Tiranë, dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit G. G,  24 vjeç, banues në Tiranë, pasi

Arrestimi i Aldo Ukaj u bë pasi në rrugën Lezhë – Shkodër në vendin e quajtur Ura e Baçallekut u kap duke transportuar me mjetin tip Dacia me targë AA 784 JO, 5 shtetas të huaj Sirian për në Malin e Zi.

Alfonc Capi u arrestua, pasi në rrugën Lezhë – Shkodër tek ura Baçallekut në bashkëpunim me shtetasin G. G, u kap duke transportuar shtetas të huaj Sirian për në Mal i Zi , ku Alfonc Capi me mjetin tip Renault me targë AA 897 KU kishte 4 shtetas Sirian, ndërsa në afërsi të Urës së Baçallekut u gjetën të braktisur edhe 6 shtetas Sirian të së njejtës familje me 4 të tjerët të cilët i ka zbritur nga mjeti, shtetasi G. G. dhe është larguar.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër , në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.