Ditën e hënë është paraqitur me urgjencë nga familjarët një 37-vjeçare nga Durrësi, e cila ka tentuar t’i japë fund jetës duke prerë damarët.

37-vjeçarja S.M. e ka ndërmarrë aktin ekstrem në shtëpinë e saj, në një moment depresioni.

Mësohet se ajo ende ndodhet në spitalin e Durrësit, nën kontrollin e mjekëve. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkakun që e shtyu 37-vjeçaren drejt aktit ekstrem.