Tenton të vetëvritet një vajzë e re nga Shijaku.

Burime zyrtare policore bëjnë me dije se shtetasja F.H., vjeçe 22, banuese në Shijak, ka tentuar të vetëvritet në banesën e saj në Shijak.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ndërsa nuk jepen më tepër detaje se në çfarë mënëyre ka tentuar të kryejë aktin e vetëflijimit dhe arsyet që e shtynë drejt këtij veprimi.

U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për nenet 99 e 22 të Kodit Penal.