Policia greke ka arrestuar 4 shqiptarë, të cilëve ju kap një sasi prej 112 kilogramë marijuanë.

Sipas informacioneve, mësohet se shqiptarët e arrestuar janë të moshës 36, 41, 44 dhe 65-vjeç. Operacioni me agjentë të infiltruar të policisë greke.

Shqiptarët, pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës, u kapen teksa tentuan t’i shisnin policeve të infiltruar sasinë e drogës.

Operacioni mësohet të jetë zhvilluar në zonën e quajtur Moustheni, në Kavalla.

Pjesë e grupit kriminal janë edhe 4 shqiptarë të tjerë që ndodhen në burg, të moshës 25, 25, 29 dhe 34-vjeç, të cilëve iu komunikua akuza.

Droga e sekuestruar ishte e ndarë në 18 pako me peshë të sakte 111 kg e 936 gram. Gjithashtu u sekuestruan dhe 2 automjete dhe 7 celularë.