Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë për Baniamin Kason, 19-vjeçarin që pak ditë më parë goditi me thikë gjyshin dhe gjyshen e tij nga mamaja në zonën e “Freskut” në kryeqytet.

Ngjarja tronditi opinionin publik edhe më shumë kur u mësua se kush ishte arsyeja e sjelljes agresive të të riut. 

Përpara hetuesve të policisë, Baniamin Kaso u shpreh se gjyshërit e tallnin dhe nuk e respektonin.

Ndërkohë këtë të hënë në seancën gjyqësore, i riu ka shprehur pendesë për veprën e kryer, ndërsa është vendosur që për të të kryhet dhe ekspertiza psikike.