Thikë 20 cm në bark fqinjit, pranga shqiptarit pas sherrit për një shtyllë (EMRI)

Postuar: 16/04/2018 - 14:15

Në gjendje të dehur, një diskutim mes fqinjësh ka përfunduar në mënyrën më të keqe në Itali ku protagonist është një shqiptar.

Një e diel e përgjakshme ka nadodhur në zonën e njohur si Villa Estene, në qytetin e Padovas, ku shqiptari i ka ngulur një thikë 20 cm fqinjit të tij duke e plagosur rëndë.

Në pranga përfunduar 61-vjeçari shqiptar Ramazan Sqapi, shqiptar me shtetësi italiane. Ai akuzohet për tentativë vrasje pas plagosjes së 67-vjeçarit Armando Spogolon, i cili është në rrezik për jetën.

Të dy po diskutonin me zëra të ngritur për instalimin e një shtylle, duke bërë që tensionet të përshkallëzohen dhe shqiptari të merrte thikën me të cilin e goditi në bark pensionistin italian, i cili ra menjëherë në tokë por u shpëtua nga djali i tij.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Sot në Radhimë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë, të mbështetura nga forcat speciale RENEA, në zbatim të një plani masash pë

   Nga shkëmbimi i zjarrit sot, në Radhimë, mwsohet se është plagosur i kërkuari nga policia, Jorgaq Gjini, 38 vjeç, nga Vlora.

   Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Divjakë, ku për pasojë ka humbur jetën një 46-vjeçar.

   Të shtëna me armë në Radhimë të Vlorës.  

Në një hotel në Golem të Kavajës ka rënë zjarr si pasojë e rrjedhjes së gazit në kaldajë.

Një makinë ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme në rrugën e Dajtit, mesnatën e 18 korrikut.

Sherr mes tre personave në Durrës, konflikti mes tyre precipiton deri në dhunë e përdorimin e sendeve të forta.

Një 68-vjeçar është mbytur te Gjiri i Lalzit.

Në një njoftim për mediat, Policia e Durrësit ka reaguar lidhur me ngjarjen e dhunimit të avokatit Ilia Ilia.

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Korçë-Devoll.