Persona ende të paidentifikuar nga policia, kanë thyer xhamin e një makine në Durrës dhe kanë vjedhur disa sende personale.

Policia e Durrësit, në një njoftim paraprak bën me dije se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë (më datë 13.08.2018), në lagjen nr.11 të qytetit.

Mësohet se autorët kanë thyer xhamin e mjetit tip “Renault” në pronësi të shtetases K. Xh., vjeçe 53, banuese në lagjen nr. 17, Durrës.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, neni 134 i Kodit Penal.