Pasditen e sotme në fshatin Rrotull, Ishëm, Durrës shtetasi Rexhep Dama 24 vjeç, duke drejtuar mjetin tip "Benz" ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale A.H. 7 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor po kryejnë veprimet e mëtejshme procedurale në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe arrestimin e shtetasit të mësipërm.

Një ditë më parë, po në Durrës, një fëmijë 4 vjeç u aksidentua për vdekje në zonën e plazhit, nga një 26-vjeçar, i cili u arrestua nga policia.

Ndërsa rreth orës 17.00 të ditës së sotme, një këmbësor u aksidentua tek "Ura e Dajlanit" nga një mjet tip "Opel" dhe ndodhet i shtruar në spital, nën kujdesin e mjekëve.