Një ngjarje e rëndë është shënuar sot, ku një skelet trupi është gjetur në lumin Vjosë, pranë fshatit Kanikol, të Njesisë Administrative Çarshovë.

Sipas informacioneve mësohet se në lumë është gjetur një skelet i pjesshëm i një shtetasi të paidentifikuar (Kafka dhe gjymtyrët e poshtëm si dhe disa tesha).

Ky shtetas dyshohet të jetë mbytur në lumin Vjosë para disa muajsh në Greqi. Nga teshat e gjetura dyshohet të jetë shtetas nga vendet e treta.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet.