Një 22 vjeçar shqiptar është dënuar në Francë me dy vite e gjysmë burg të enjten për trafik heroine, ndërsa fund të dënimit, ai do të përzihet nga territori francez me ndalim përfundimtar, siç shkruajnë mediat vendase.
Elsaid Lukaj u dënua nga gjykata në Clermont-Ferrand, përkundër kërkesës së prokurorisë që të dënohej me 3 vite e 6 muaj burg.
22-vjeçari pranon se ka tregtuar drogë nga banesa e tij në Rue de Blanzat nga data 1 maj deri më 9 gusht, datë e arrestimit të tij.
Pas disa javësh hetime dhe mbikëqyrje, hetuesit i gjetën 93 gramë heroinë, 4.500 euro në para të gatshme si dhe pajisjet që shpesh përdoren nga trafikantët për veprimtarinë e tyre, si peshore të saktë, materiale paketimi, etj.
Prokuroria dyshon se i akuzuari nuk ka vepruar i vetëm dhe se ai është pjesë e një rrjeti shqiptar të vendosur në rajonin e Clermontit dhe shumë aktiv në shitjen e heroinës.