Familja Preka në këto orë po perballet me një tragjedi të padëgjuar më parë dhe me momente të vështira!

Ndërsa do të përcjellin në banesën e fundit edhe vajzën 10-vjeçare, krah babait Edmond Preka, vëllait dhe motrës që u varrosën një ditë më parë, ato duhet tëe mendojnë tashmë jo vetem për gruan e aksidentuar në spital, por edhe kryefamiljarin 68-vjeçar që ka pësuar të dytin infarkt!

Lajmin e zi që i ka mbërritur në familje, duke humbur djalin, nipin dhe dy mbesat, zemra e të moshuarit se ka përballuar dot dhe ka marrë dy goditje të rënda të njëpasnjëshme.

Kështu shkruajnë mediat lokale në Shkodër, që kanë raportuar për ngjarjen e rëndë.