Pak orë pas tragjedisë së rëndë që tronditi Durrësin e mbarë opinionin publik, kur tre fëmijë të vegjël 3-vjeç u asfiksuan nga zjarri që shkaktuan në banesë pasi po luanin me shkrepse.

Nëna e tyre, 30-vjeçarja Migena Konçi i kishte kyçur të vegjlit brenda banesës, e bashkë me dy vajzat më të mëdha në moshë kishte shkuar tek nëna e saj për vizitë.

Ndërsa nuk dihet ende nëse policia do ngrejë akuzë për pakujdesi për 30-vjeçaren Migena Konçi, zbulohen edhe fotot e trinjakëve.

Vetë nëna i ka postuar fotot e tyre në profilin e saj në Facebook ku i quan “dashuri e trefishtë”.
E poshtë fotove të tyre të shumtë janë ata që komentojnë e urojnë jetë të gjatë. “Fali o Zot se janë engjëj yjet e vegjël”.