Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kapën me një sasi drogë, që si destinacion kishte Anglinë. Mediat italiane raportojnë se shqiptarët me inicialet K.N., dhe K.G., 29 e 37 vjeç, akuzohen për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

“Repubblica” shkruan se trafikantët u kapën në Romë. Mediat italiane raportojnë se dy shqiptarët kishin gjetur një mënyrë të veçantë për t’i shpëtuar kontrollit policor, pasi pakot do t’i transportonin me anë të shërbimit të një agjencie private postare.

Pas hetimeve të policisë në agjencinë postare u gjetën 5 pako, brenda të cilave kishte 75 kg marijuanë. Kamerat e sigurisë ndihmuan në identifikimin e shqiptarëve.