Një 28-vjeçar ka gjetur vdekjen në mënyrë tragjike ditën e djeshme në Tiranë.

Sipas të dhënave zyrtare, në rrugën "Teodor Keko", shtetasi E.P., vjeç 28, banues në Kamëz, duke transportuar disa hekura, kanë takuar në telat e korentit.

Ngjarja ka alarmuar banorët, të cilët kanë njoftuar policinë dhe ambulancën por 28-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për ngjarje aksidentale.