“Më datë 18.08.2018, rreth orës 18:20, tek “Ura e Gërdecit”, treni i linjës Tiranë-Durrës është përplasur me mjetin me targa AA181PJ me drejtues shtetasin F. S., dhe pasagjer shtetasin A. S., rreth 11 vjeç (djali i F. S.). Si pasojë e përplasjes është dëmtuar fëmija i mitur A. S., 11 vjeç, i cili po dërgohet në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia e kryeqytetit.

Po punohet për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave. Një ditë më parë, në afërsi të shkëmbit të Kavajës, në Durrës, një tjetër tren u përplas me një makinë ku udhëtonin 6 anëtarët e një familjeje nga Durrësi.

Fatmirësisht të gjithë shpëtuan me lëndime të lehta.