Një turist shqiptar u aksidentua mëngjesin e kësaj të marte në Verona të Italisë. Mediat vendase shkruajnë se bëhet fjalë për një 26-vjeçar.

Shqiptari, identiteti i të cilit ende nuk dihet, ishte duke ecur në një rrugë për këmbësorët kur është përplasur nga një makinë "Land Rover",që drejtohej nga një 33-vjeçar.

I riu shqipar ka marrë plagë të lehtë dhe u dërgua në spitalin Borgo Trento ku mësohet se do të qëndrojë rreth 20 ditë.

Ndërkohë policia është duke sekuestruar kamerat e sigurisë për zbardhjen e aksidentit.