Një 42-vjeçar shqiptar, i cili prej dy vitesh ishte arratisur nga burgu u kap sot nga autoritetet greke në Follorinë.

Mediat raportojnë se shqiptari i dënuar për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje, ishte arratisur nga burgu i Tyrins në Greqi në vitin 2016.

Sipas mediave, 42-vjeçari shqiptar kishte tentuar të hyjë në shtetin fqinj nga pika e kalimit kufitar në Krystallopigi me pasaportë false.