Një i ri shqiptar është prangosur 10 muaj pasi u arratis nga spitali ku ndodhej nën mbikëqyrjen e  policisë.

25-vjeçari Mariglen Cybi ishte arrestuar për vjedhje e grabitje, ndërsa u arratis në gusht të vitit 2017 dhe është prangosur vetëm një ditë më parë.

Në 2017, Cybi ishte i shtruar në spital, ku ka mundur tu shpëtojë policëve që e ruanin, të cilët i kishte sulmuar.

Ka qenë një patrullë e policisë në Tuscia, Itali që e ka zbuluar dje 25-vjeçarin shqiptar, i cili me të parë makinën ka tentuar të arratiset sërish.

Edhe pse ai ishte kapur nga policia, sërish Cybi ka bërë një sulm ndaj karabinierëve në tentativë për të shpëtuar, por pa ja dalë dot.

Shqiptari ishte duke udhëtuar me një makinë tip ‘Benz’ me motor të fuqishëm, që ishte grabitur.