Detaje të reja janë zbardhur për vrasjen e ndodhur sot në mëngjes në Kurbin, ku bashkëshortja Violeta Donaj vrau bashkëshortin Kujtim Donaj.

Mësohet se ata ishin tregtarë në tregun e Milotit, vend ku ndodhi dhe ngjarja, dhe çifti para krimit të rëndë kishin debatuar me njëri- tjetrin.

Bëhet me dije se çifti Donaj ishin prindër të dy fëmijëve të mitur, njëri nga të cilët është 14 vjeç.

Janë shoqëruar disa persona në Polici, të cilët mund të hedhin më shumë drtië për këtë ngjarje, pasi sipas informacioneve ngjarjen e kanë parë shumë njerëz.

“Janë dëgjuar 4 të shtëna. Burri ka ardhur me fugon, gruaja ka ardhur me makinë”, ka thënë një prej dëshmitarëve.