Një person është gjetur i mbytur në rezervuarin e fshatit Bletas (Bratomirë). Viktima është 65-vjeçari me inicialet G.M., banues në Podgorie-Maliq, i cili vuante nga depresioni.

Nga të dhënat e para dhe këqyrja e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Sipas policisë, nga deklarimet e marra të familjarëve, rezulton ai vuante nga depresioni dhe më datë 13.01.2018, ishte larguar nga banesa në mbrëmje, pa lënë informacion mbi vendndodhjen e tij.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e vdekjes dhe për të zbardhur rrethanat.