Një i moshuar që ishte larguar pej dy ditësh nga banesa e tij,  është gjetur i pajetë në malin e Kapinës në Berat.

Policia bën me dije se viktime H.G, 69 vjeç, banues ne Poliçan u gjet rreth orës 09:20 të mëngjesit të sotëm nga banorët e zonës.

Shtetasi i lartpërmendur prej dy ditësh ishte larguar nga banesa dhe sipas deklarimeve të familjarëve vuante nga skleroza.

Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera të shkaktuar nga ndonjë faktor tjetër.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.