Shqetësimet e vazhdueshme nga numra të panjohur e kanë detyruar një vajzë të re nga Shijaku t’i drejtohet komisariatit për të bërë denoncim.

24-vjeçarja E.Ll. shqetësohej vazhdimisht nga persona që e telefononin me numra të fshehur. E ndodhur në këto kushte, ajo ka bërë denoncimin përkatës në polici dhe tashmë hetuesit kanë nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të këtyre thirrjeve anonime.