Ngjarja e rëndë që tronditi Durrësi dhe mbarë opinionin publik ditët e fundit ka qenë vdekja e trinjakëve 3-vjeçarë në Romanat si shkak i karbonizimit nga një zjarr aksidental.

Kanë kaluar 6 ditë qëkur ndodhi tragjedia, por çfarë bëhet me Migena Koçin, nënën 30-vjeçare?

Për këtë ka shkruar për “JOQ.al” vëllai i Migenës, ku ndër tjera shpalos edhe disa porbleme me sektorin e shëndetësisë.

“Përshëndetje JOQ! Këtu është nëna e trinjakëve që vdiqën, jemi në urgjencën e Durrësit dhe e kemi mbuluar me xhupat e të afërmve dhe çarçafin e dyshekut e mora te shpia e saj, se asnjë këtu s’kishte informacion ku ishin batanijet.

Ndryshe nga sa është thënë, motra ime nuk ndodhet në komisariat se nuk është vrasëse. Migena nuk po ha bukë dhe vetëm me serume rron”.