Kishte falsifikuar një pasaportë duke vendosur foton e tij në emër të dikujt tjetër dhe më pas ka tentuar të kalojë përmes portit të Durrësit për në Itali.

Por kjo nuk i ka shpëtuar kontrollit dhe syrit të uniformave blu në port.

Pasi e kanë konstatuar shkeljen që i riu me iniciale A.Rr. nga Kukësi po tentonte të kryente, ai është ndalur dhe policia më pas e ka përcjellë rastin në Prokurori.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës

Më datë 26.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin A.RR, vjeç 21, banues në Kukës, pasi pas kontrollit të pasaportës dyshohet se ka ndërhyrë, duke vendosur fotografinë e tij në emër të shtetasit E.A duke e falsifikuar. Neni 189 i Kodit Penal.