Një grua e moshës 41 vjeçe nga Durrësi, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital, pas një tentative për t’i dhënë fund jetës.

“Më datë 20.06.2018, në banesë është vetëhelmuar me fostoksinë shtetasja M.H., vjeçe 41, ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore”, informojnë sot burime zyrtare nga policia.

Nuk dihen arsyet që e kanë çuar gruan drejt aktit të vetëflijimit, ndërkohë që materialet procedurale, bëhet e ditur se janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.