Një vajzë e re e moshës 25-vjeçare nga Shijaku ka tentuar t’i japë fund jetës.

Burime nga policia bëjnë me dije se shtetasja A.D., banuese në lagjen “Erzeni” në Xhavzotaj, është vetëhelmuar me medikamente mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur ditën e hënë më 25 shtator në banesën e saj, ndërsa aktualisht raportohet se ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihen arsyet që e çuan të renë drejt aktit të rëndë, ndërkohë që policia po heton rreth rastit.