Pasditja e sotme është shoqëruar me reshje shiu, çka çuar në disa zona edhe probleme.

Në Velipojë reshjet e shiut janë shoqëruar me vetëtima, ku si pasojë në fshatin Shtiqën është këputur linja e tensionit të lartë.

Linja e këputur furnizonte të gjithë Velipojën me energji elektrike, zonë e cila tani ka mbetur pa drita.