Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në autostradën Tiranë-Durrës. Në aksident u përfshinë tre automjete, duke lënë të dëmtuar dy persona.

Siç mund të shihet edhe në videon e publikuar nga TvKlan, përplasja duket se ka qenë e fortë, pasi një prej makinave ka marrë mjaft dëmtime.

“Rreth orës 19:10, në autostradën “Tiranë-Durrës”, në Kashar janë përplasur tre mjete, ku për pasojë janë dëmtuar dy shtetas, (pasagjerë në dy prej mjeteve), të cilët aktualisht ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, sqaron policia në një njoftim për mediat.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar autoritetet policore dhe pritet që të sqarojnë dhe rrethanat e këtij aksidenti. Ndërkohë, si pasojë e këtij aksidenti njëri kah i autostradës mësohet se u përball me trafik të rënduar.