Janë dashur disa minuta shi dhe breshër me intensitet të lartë që rrugët e Tiranës të bëhen të pakalueshme për këmbësorët dhe makinat.

Probleme janë shfaqur në disa rrugë të Tiranës, ndërsa në pamjet e publikuara nga BalkanWeb shfaqet situata në rrugën ‘Myslym Shyri’ pranë Drejtorisë së Policisë.

Sipas Meteoalb, diametri i breshrit ne Tiranë është mesatarisht 1.5 cm dhe në disa raste deri 3 cm.