Tre drejtues mjetesh me makina luksoze të cilët bënin gara shpejtësie në Unazën e Madhe në Tiranë, e kanë pësuar keq nga policia.

Një Mercedes-Benz GLC 43 AMG, një BMW M6 dhe një Audi A7, ishin kthyer në shqetësim për banorët e kësaj zone të cilët i denoncuan tek uniformat blu dhe u ndëshkuan me gjobë.

NJOFTIMI I POLICISË

Pas disa telefonatave ne adrese te salles operative te Drejtorise Vendore te Policise Tirane, se ne unazen e madhe jane tre automjete te cilat po benin gare shpejtesie duke rrezikuar veten dhe perdoruesit e tjere te rruges, u organizuan sherbimet e policise rrugore ne pika kontrolli me dy faza dhe u be i mundur dokumentimi dhe procedimi administrativ i te tre drejtuesve te mjeteve luksoze.

Perkatesisht automjeti tip Mercedes-Benz GLC 43 AMG me targa te huaja u ndeshkua me 40.000 lek te reja per gara shpejtesie, automjeti tip BMW M6 me targa te huaja u ndeshkua me 40.000 lek te reja per gara shpejtesie si dhe automjeti tip Audi A7 me targa shqiptare u procedua per te njejten shkelje dhe ju percoll per shqyrtim dhe gjykim Organit Administrativ Shteteror, ne Drejtorine Vendore te Policise Tirane.

Policia e shtetit falenderon edhe njehere qytetaret per bashkepunimin dhe besimin e treguar ndaj strukturave te policise se shtetit.