Një tjetër shembje objekti me shpërthim të kontrolluar është realizuar nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në Fier në kuadër të projektit të rehabilitimit të lumit Gjanica dhe qendrës së qytetit.

Shpërthimi është kryer sot rreth orës 12:00 ku është prishur një objekt pesë kate i lartë, ndërkohë që në trupin e tij ishin hapur 300 furnella (vrima) ku u vendosën 5 kilogramë lëndë plasëse.

Specialistët e IKMT kanë marrë masat e sigurisë për kryerjen pa asnjë dëm të shpërthimit. Pamjet me dron nga BalkanWeb