Rreth 11 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë është sekuestruar sot në portin e Durrësit, ndërsa në pranga ka rënë poseduesi i lëndës narkotike.

Gjatë kontrollit të imtësishëm me qenin antidrogë dhe fibroskop të policisë kufitare, në kabinën e kamionit "MAN", me targë AA 943 OO nën krevatin e shoferit në një vend të fshehtë u lënda narkotike.

Policia e Durrësit ka publikuar edhe videon gjatë aksionit dhe arrestimit të shtetasit Bujar Shazivari, 63 vjeç, banues në Durrës.